image Mehmetaj: Çika e Bulliqit qenka punësu në ministri të Pecit, po i merrke 15 mijë € - meriton sa vëllai i Fitores

Politikë

Mehmetaj: Çika e Bulliqit qenka punësu në ministri të Pecit, po i merrke 15 mijë € – meriton sa vëllai i Fitores

news image

Gazetari Lirim Mehmetaj është marrë sërish me punësimet e familjarëve të pushtetarëve.

Mehmetaj ka shkruar se vajza e Shpejtim Bulliqit, kryetarit të Podujevës është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci.

Ai ka shkruar se Njomëza Bulliqi i merr 15 mijë euro për 25 muaj, duke ironizuar se “meriton sa vëllai i Fitores”.

“Edhe çika e Shpejtim Bulliqit qenka punësu në Ministri të Bujqësisë te Faton Peci.

Po i merrke nja 15 mijë euro për nja 25 muaj, si fillim.

Kurgjo hiç, me siguri meriton ma shumë. Sa vëllai i Fitores bile.

Kjo vajza sa kish diplomu, ama Faton Krimineli tash del thotë, “e kam marrë si eksperte”.

Ehh more Shpejtim Bulliqi bravos të qoftë.

Prej vaktit të largët kur t’u deshke me vjedh polikollorin e shkollës me lye shpinë, shih tash kushtet delux.” – ka shkruar Mehmetaj.

/GazetaSinjali/