image Mehmet Kraja zgjedhet kryetar i Akademisë së Shkencave

ASHAK/ Mehmet Kraja zgjedhet kryetar i Akademisë së Shkencave

news image

Akademiku Mehmet Kraja, është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Zgjedhja e tij në krye të ASHAK-ut është bërë në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.

Kjo e fundit deri në muajin qershor ishte drejtuar nga akademiku Nexhat Daci, i cili ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.

Vendimi që Daci të mos e ushtronte më funksionin e kryetarit ishte marrë më 11 qershor të këtij viti nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut, pasi ai i kishte mbushur 75 vjet.

Deri më sot këtë funksioni e kishte ushtruar, akademik Jusuf Bajraktari.