Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu dhe partnerja e tij, Sinem Kobal, kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre të parë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lalin.
Kobal lindi dje në mesditë dhe mori në krahë vajzën e saj. Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal kanë ndarë emocionet e tyre me gazetarët pasi u larguan nga spitali. Duke dhënë njoftimin se partnerja e tij kishte lindur, Imirzalioglu tha: “Unë isha me Sinem në çdo moment”, shkruan Haber Turk.
Duke folur para gazetarëve pas daljes nga spitali, Imirzalioglu tha: “Unë ju shoh të gjithëve ndryshe, më dukeni shumë më të ëmbël. Ju keni qenë të shqetësuar deri më tani. Ne jemi shumë të lumtur. Ndjenjë shumë e mirë, Zoti i bekoftë të gjithë.”
Sinem Kobal tha: “Foshnja lindi dje në mesditë. Ne jemi të ngazëllyer, edhe ne…faleminderit shumë. Ne po fillojmë jetën tonë të re”.
Çifti, të cilët kanë katër vite martesë, njoftoi se do ta quanin vajzën e tyre “Lalin”.
Cila është domethënia e emrit Lalin?
Emri Lalin ka më shumë se një kuptim:
1. (Nga gjuha e vjetër), e kuqe e ndezur.
2. Rubin i kuq.
3. Buzë e kuqe.
4. Lule