image Mehaj viziton Akademinë Ushtarake Tokësore në Turqi - Sinjali

Mehaj viziton Akademinë Ushtarake Tokësore në Turqi

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës në Turqi, ka qëndruar në Akademinë Ushtarake Tokësore të këtij shteti.

“Përveç kuadrove të forcave turke, qe disa vite, studiojnë edhe kuadrot e oficerëve dhe nënoficerëve të forcave tona tokësore”, ka thënë ai.

“Për këtë qëllim sot ishim në këtë akademi, ku u prita nga komandanti i saj, gjeneral Gultekin Yarali dhe stafi i tij. Nga afër u njoftova për historikun, misionin, strukturën, kushtet dhe ambientet e studimeve dhe stërvitjeve, si dhe planprogramin mësimor teorik dhe praktik”.

“Më pas u takova edhe me kadetë-studentët tanë që vijojnë studimet aktualisht në këtë akademi. Djemtë dhe vajzat tona, edhe në këtë qendër akademike ushtarake, janë ambasadorët tanë, të cilët me sukseset e tyre na bëjnë krenar gjithmonë”. /Gazeta Sinjali/

May be an image of 3 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 2 people and people standing

Shpërndaje artikullin