Ministri i Mbrojtjes dhe FSK-së, Armend Mehaj është takuat sot me gjeneralin Rrahman Rama, i cili dje dha dorëheqje nga posti i Komandantit të FSK-së.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ndër të tjera ka përmendur edhe angazhimin e ri të Ramës.
“Eksperienca e madhe profesionale dhe lidershipit ushtarak të Gjeneral Ramës do të jetë shumë e rëndësishme për diplomacinë tonë të mbrojtjes dhe sigurisë në detyrën e re në RACVIAC”, ka shkruar Mehaj.
“RACVIAV” është Qendra Rajonale e Ndihmës për Verifikimin dhe Zbatimin e Kontrollit të Armëve, në Kroaci.
Ndër të tjera shprehi falënderim ndaj Ramës për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë përgjatë periudhës tetëmujore të punës së përbashkët.