image Mehaj takohet me komandantin e ri të KFOR-it, tregon çka biseduan

Siguri

Mehaj takohet me komandantin e ri të KFOR-it, tregon çka biseduan

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccian.

Mehaj bëri të ditur se bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe më shumë në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

”Të dy ndamë përshtypjet e larta për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritashëm duke shprehur njëherit vullnetin e përbashkët që bashkëpunimi dhe koordinimi ynë dypalësh të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen, në kuadër të mandateve tona respektive”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më intenzivisht në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim 

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot prita në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Me këtë rast, Gjeneralin Ristuccia e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe gjithë qytetarëve pa dallim.

Gjithashtu e njoftova edhe për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, proceset zhvillimore aktuale si dhe synimet tona për të ardhmen.

Të dy ndamë përshtypjet e larta për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritashëm duke shprehur njëherit vullnetin e përbashkët që bashkëpunimi dhe koordinimi ynë dypalësh të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen, në kuadër të mandateve tona respektive.

/GazetaSinjali/