image Mehaj refuzon të flasë për pjesëmarrjen e Prindon Sadriut në “Defender 2021”, Musliu kërkon ta shkarkojnë

Politikë

Mehaj refuzon të flasë për pjesëmarrjen e Prindon Sadriut në “Defender 2021”, Musliu kërkon ta shkarkojnë

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu u gëzua sot pasi në seancë ishte ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ndaj të cilit  kishte disa pyetje për shfaqjen e Prindon Sadriut me uniformën e FSK-së.

Musliu ka kërkuar nga ai sqarim për pjesëmarrjen e bashkëshortit të presidentes në ushtrimin e FSK-së ditë më parë si dhe veshjen e uniformës ushtarake nga ai.

“E kam pritë goxha gjatë edhe më vie mirë që ministri është këtu”, tha Musliu.

Por Mehaj nuk ia dha asnjë sqarim Musliut, duke thënë se nuk dëshiron të lëshohet në gjëra të tilla, siç tha ai.

“Defender 21 ka qenë stërvitje e drejtuar nga ushtria amerikane. Nuk dua të lëshohem e të kumtoj gjëra të tilla. E ka dhënë sqarimin komandanti i FSK-së. Faleminderit”, u përgjigj Mehaj.

E pas kësaj deklarate, shpërtheu Musliu, duke kërkuar shkarkimin e Mehajt, shkruan Sinjali.

“Kërkoj shkarkimin e ministrit. Nuk e din për çka është ministër. Një përgjigje të tillë nuk e kisha pritur nga askush tjetër. Shpëtojeni Qeverinë. Kërkojeni shkarkimin e ministrit që nuk i di kompetencat e veta, nuk vjen në seanca, nuk e ruan imazhin e FSK-së”, shtoi Musliu.

Por sërish në fund, Mehaj u përgjigj shkurt: “S’jam ministër i FSK-së, por i Mbrojtjes.Mos i komplikoni gjërat. Faleminderit”.

/GazetaSinjali/