image Mehaj te memoriali i gjenocidit në Bosnje: Bota nuk duhet të heshtë

Politikë

Mehaj te memoriali i gjenocidit në Bosnje: Bota nuk duhet të heshtë

news image

Sot në përvjetorin e 26-të të gjenocidit në Srebrenicë ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me zëvendëskryeministren, Emilija Rexhep dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë qëndruar në Memorialin e Gjenocidit në Srebrenicë për t’i kujtuar të rënët.

Mehaj ka thënë se bota as ne nuk duhet të heshtim. Ai ka theksuar se heshtja është vrasja e dytë ndaj Srebrenicës, por dhe ndaj mijërave shqiptarëve të pafajshëm.

Bota nuk duhet të heshtë.

Ne nuk duhet të heshtim.

Sepse HESHTJA është vrasja e dytë e srebrenicasëve dhe qindra mijëra shqiptarëve të pafajshëm.

Heshtja mbetet pastaj krimi i vërtetë kundër njerëzimit.

Prandaj qendrat e vendimmarrjes së botës demokratike, nuk duhet të dorëzohen”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj./Gazeta Sinjali/