image Mehaj: Kosova e barabartë me 54 shtetet që mbështesin Ukrainën

Siguri

Mehaj: Kosova e barabartë me 54 shtetet që mbështesin Ukrainën

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari,kanë marrë pjesë në takimin e dhjetë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA Lloyd J.Austin III.

“Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse e barabartë mes 54 vendeve aleate të cilat mbështesin fuqishëm Ukrainën dhe popullin e saj në të drejtën e tyre për të mbrojtur vendin dhe shtetin”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka thënë se Kosova  do të qëndrojë e palëkundur në mbështetje të Ukrainës krah për krah me partnerët tanë.

“Vlerësojmë lartë qëndresën e qeverisë dhe popullit ukrainas si dhe rezistencën e tyre për liri, drejtësi dhe vetëvendosje”, ka përfunduar Mehaj.

/GazetaSinjali/