image Mehaj: Jemi të gatshëm për trajnimin e trupave ukrainas dhe polak në fushën e deminimit
[wp-story id="814678"]

Siguri

Mehaj: Jemi të gatshëm për trajnimin e trupave ukrainas dhe polak në fushën e deminimit

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur i gatshëm për trajnimin e trupave ukrainase dhe polake në fushën e deminimit dhe të kërkim-shpëtimit.

Mehaj këto deklarata i ka bërë gjatë takimi të tij me shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Polonisë, gjeneral Rajmund T. Andrzejczak, ku kanë biseduar rreth çështjes aktuale të sigurisë, ndikimit që në këtë mes ka agresioni rus ndaj Ukrainës, dhe po ashtu për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Njoftova gjeneralin për gatishmërinë që kemi që të trajnojmë trupat ukrainase dhe polake në fushën e deminimit, të kërkim-shpëtimit, dhe po ashtu gatishmërinë tonë që të dërgojmë trupa të specializuar në fushën e shëndetësisë, për të mbështetur Poloninë dhe refugjatët ukrainas që aktualisht janë të strehuar në këtë shtet. Meqenëse jemi në proces të përgatitjeve si vend nikoqir i ushtrimit fushor “Defender 2023”, ftova gjeneralin që Polonia të jetë pjesëmarrëse në cilësinë e vëzhguesit dhe të njoftohet nga afër për kapacitet profesionale dhe operacionale të FSK-së”, ka deklaruar Mehaj.

Ai tutje ka thënë se synimi i përbashkët i të dy shteteve është mbrojta e paqes dhe stabiliteti ne vend, rajon dhe më gjerë.

Republika e Kosovës dhe Polonia, aleatë të paqes!Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse në…

Posted by Armend Mehaj on Saturday, November 19, 2022

/GazetaSinjali/