Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në Rogovë të Hasit.
“Me kujtimin dhe nderimin e përjetshëm, sot bëmë homazhe tek Monumenti i Dëshmorëve në Rogovë të Hasit si dhe tek varrezat e dëshmorëve”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ranë dëshmorë 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shumë civilë të fshatit.
Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.
Tutje Mehaj ka shkruar se “Po ashtu, në këtë datë, kujtojmë edhe nëntë të rënë të tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës. Të lavdishëm gjithmonë!”.