Megzon Visoka ka përfunduar aventurën e tij te klubi A&N dhe nuk do të jetë më trajner i asaj skuadre, njofton trajneri në fjalë, përcjell Sinjali Sport.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në “Facebook”, Visoka ka njoftuar se nuk do të jetë më trajner i A&N.
Ai ka falënderuar klubin për bashkëpunim si dhe ju ka uruar suksese në vazhdim.
Në fund ai ka shtuar edhe pjesën: “Koha për sfida të reja”, duke lënë për të nënkuptuar se ai është i gatshëm të drejtojë ndonjë klub tjetër.
Akoma nuk ka ndonjë gjë konkrete nga skuadrat e tjera mbi Visokan. /Gazeta Sinjali Sporti/