image Mega-operacioni në Karaçevë, Nagavci bën thirrje të votohet rezoluta e propozuar nga VV-ja

Politikë

Mega-operacioni në Karaçevë, Nagavci bën thirrje të votohet rezoluta e propozuar nga VV-ja

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se e mirëpresin operacionin e mbrëmshëm në fshatin Karaçevë të Kamenicës dhe bashkëpunimin me prokurorinë, policinë dhe inspektoratin policor.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci u shpreh se aksione të tilla duhet të jenë të vazhdueshme e të natyrshme.

“Aksione të tilla, rezultatet konkrete në luftimin e krimit e korrupsionit duhet të jenë të vazhdueshme e të natyrshme. Secili institucion dhe zyrtar publik duhet të kryej me kompetencë, përgjegjësi e nderë detyrën që merr përsipër”, ka shkruar ajo.

Nagavci ka thënë se operacioni i Policisë së Kosovës nuk e zëvendëson obligimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, të mbajë të informuar Kuvendin për secilën çështje që është me interes, ashtu sikurse ishte dhe interpelanca e djeshme e ftuar nga VV-ja në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës.

“Patrullimi i pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë nëpër rrugët e fshatit Karaçevë u regjistrua nga banorët e fshatit, u dëshmua nga të pranishmit si dhe u konfirmua nga Policia e Kosovës, andaj është detyrë e institucioneve të sigurisë mbrojtja e integritetit të vendit , e secilit qytetarë”.

“Ndërkohë dhe Kuvendi duhet të miratoi Rezolutën e propozuar nga LV! me dy pikat si mē poshtë:
1. Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin masat e nevojshme dhe t’i përdorin të gjithë mekanizmat kushtetues e institucional për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

2. Brenda dy muajve të vendoset një nën-stacion i përhershëm i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.

/Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/1210691082648458?tn=-R