image Mega-aksioni 'Karaçeva': Prangosen rreth 17 të dyshuar

Siguri

Mega-aksioni ‘Karaçeva’: Prangosen rreth 17 të dyshuar

news image

Policia e Kosovës deri më tani ka prangosur rreth 17 persona në mega-aksionin policor ‘Karaçeva’ që po zhvillohet në disa rajone të Kosovës për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se cak i kapjes dhe arrestimit janë rreth 30 persona.

Gazeta Sinjali nga burimet e saj të besueshme brenda strukturave të sigurisë në vend, mëson se aksioni është duke u zhvilluar edhe më tutje.

Po ashtu, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se policia ka “pushtuar” edhe fabrikën e përpunimit të mishit “BUQUKU” në Pejë, ku dyshohet për mish të kontrabanduar, ku më pas është arrestuar pronari Jeton Buquku, i cili është dërguar në stacionin policor në Pejë.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të reja nga ky aksion.

/GazetaSinjali/