image Mediumi serb: Vendet e QUINT-it ultimatum 24 orë Vuçiqit për heqjen e barrikadave

Politikë

Mediumi serb: Vendet e QUINT-it ultimatum 24 orë Vuçiqit për heqjen e barrikadave

news image

Mediat serbe raportojnë se vendet e QUINT-it i kanë bërë ultimatum Serbisë për heqjen e barrikadave në 24 orët e ardhshme.

Siç mëson gazeta serbe “Pink”, ambasadorët e vendeve të QUINT-it (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia) i kanë dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që serbët në Veri të Kosovës të heqin barrikadat brenda 24 orëve.

Sipas informacioneve jozyrtare, ambasadorët e QUINT-it sot në mbrëmje i kanë dërguar ultimatum Vuçiqit që brenda 24 orëve të largohen barrikadat, sepse në të kundërtën do ta lënë Kurtin të sulmojë serbët në Veri të Kosovës.

Kujtojmë se sonte rreth orës 19:45 ka pasur raportime për të shtëna armësh ndaj serbëve në barrikadat në Zubin Potok, të cilin lajm e ka konfirmuar KFOR-i.

/GazetaSinjali/