image Mediumi argjentinas shkruan për Fadil Vokrrin: Ai ishte një idhull i brezit të artë

Futboll

Futboll/ Mediumi argjentinas shkruan për Fadil Vokrrin: Ai ishte një idhull i brezit të artë

news image

Mediumi i njohur argjentinas ‘Enganche’ ka shkruar një artikull të veçantë për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“Vokrri ishte një idhull i brezit të artë. Trashëgimia e tij tejkalon atë që bëri gjatë karrierës së tij si futbollist”, shkruhej ndër tjera tek artikulli.

Tutje, ata tregojnë për periudhën kur Vokrri mundohej që ta antarësonte Kosovën në UEFA dhe FIFA, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nisur nga figura e tij, diplomacia e futbollit gjithashtu u bë një mjet për të arritur atë që politika nuk po arrinte. Dhe nëse kishte dikush që mund ta bënte atë, ai ishte. Kujtimi i tij i mirë i kohës së tij si futbollist, dhe përmbajtja e tij për të mos deklaruar ashpër kundër Serbisë gjatë udhëtimit, i dha një mbrojtje që i lejoi të lundronte në ujërat e trazuara të gjeopolitikës së futbollit”

“Fatkeqësisht, detyra e përmirësimit të futbollit vendas për Vokrri u cungua. Papritur, ai vdiq në qershor 2018. “, thuhej në artikull.

Vokrri vdiq me 9 qershor të 2018. Vepra që ai e la pas do të mbetet gjithmonë një pasuri e madhe e futbollit./Gazeta Sinjali/

https://enganche.com.ar/fadil-vokrri-el-alma-del-futbol-kosovar/?fbclid=IwAR39M1DjDMRhk1fdHUgGDzmQYjd_b_7VLA_1kUxZhp_K2hBzP7tDzTIYNoA