Mediat serbe kanë raportuar të dielën se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shkuar në zyrat e Shtabit të Ushtrisë.
Madje këto media shkruajnë se “pritet reagimi i Serbisë”, siç propagandojnë ato “dhunës së Kosovës ndaj serbëve“.
Ato e kanë cituar presidentin e Serbisë, Aleskandër Vuçiq të ketë thënë se “nuk do të përseritet marsi i vitit 2004“.
“Nëse dikush mendon se është e mundur të përsëritet 17 marsi i vitit 2004, ose se është e mundur të përsëritet diçka që u ka ndodhur njerëzve tanë në pjesë të tjera të territorit të ish-Jugosllavisë dhe kështu të përfundojë punën njëherë e përgjithmonë dhe se atje Nuk do të ketë serb, kjo nuk do të ndodhë. Gjithçka që duam është vetëm paqe“, citohet të ketë thënë Vuçiq.