COVID-19

Të infektuar

132

Të sheruar

16

Të vdekur

1

Vdekja/ Mediat serbe për Nexhmije Pagarushën: Nuk pranoi kurrë të këndojë diçka që nuk kishte vlerë kulturore

news image

Ndarja nga jeta e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është një ngjarje që nuk la pa u trajtuar sot edhe nga mediat serbe.

Serbët shkruajnë se Pagarusha ishte nga ato artiste që kurrë nuk pranoi të këndojnë diçka që nuk kishte vlerë kulturore, veçanërisht për traditën e muzikës popullore shqiptare.

Ajo mbaroi arsimin në Beograd, ndërsa performoi në koncerte në të gjitha qytetet e ish-RSFJ-së dhe në mbarë botën.

Ajo këndoi gjithsej 150 këngë që u bënë hite në performancën e saj, dhe ishte ikona e ansamblit profesional “Shota” nga Prishtina.

Hiti i saj më i famshëm është kënga “Baresha” e kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexho Mulliqi.


Shpërndaje artikullin