image Mediat serbe: Këshilltari i Kurtit thotë se UÇK-ja dyshohet se vrau 1000 civilë serbë

Kosovë

Politikë/ Mediat serbe: Këshilltari i Kurtit thotë se UÇK-ja dyshohet se vrau 1000 civilë serbë

news image

Radio Televizioni i Serbisë i ka dhënë jehonë të madhe deklaratës së këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashi sipas të cilit pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohen për vrasjen e 1000 civilëve serbë.

Media shtetërore serbe raportoi sot lidhur me komentet e Shkëlzen Gashit, këshlltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/2807689692776897/

“Krimet janë kryer nga pjesëtarët e armatosur të UÇK-së kundër civilëve serbë”, citon RTS Gashin.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty, vazhdon artikulli./Gazeta Sinjali/