image Mediat në Shqipëri për tragjedinë e familjes Haliti: U dërguan në spital pasi konsumuan kërpudha që i mblodhën vetë

Shqipëri

Mediat në Shqipëri për tragjedinë e familjes Haliti: U dërguan në spital pasi konsumuan kërpudha që i mblodhën vetë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë vdekur për shkak të dyshimit se janë helmuar në ushqim derisa ishin në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Mediumi Tvklan në Shqipëri ka dhënë disa detaje për këtë rast, për të cilin ka raportuar se viktimat kishin konsumuar kërpudha dhe pas disa orësh kishin shfaqur probleme shëndetësore.

Të tre shkuan për mjekim në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim. Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua”.

“Të tre u dërguan sërish në Spitalin e Durrësit, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët. Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti ka qenë helmimi nga kërpudhat”, ka shkruar Tvklan.al.

/GazetaSinjali/