image Mediat ndërkombëtare shkruajnë për 'solidaritetin' e Serbisë ndaj Kosovës

Kosovë

Shkrime/ Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ‘solidaritetin’ e Serbisë ndaj Kosovës

news image

Dje, Kosovës i janë dhuruar 1000 teste për Covid-19 nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky veprim i Serbisë ka kapur vëmendjen e mediave ndërkombëtare, në mesin e tyre Reuters dhe New York Times.

Reuters, agjencia e lajmeve me seli në Londër, ka shkruar se Serbia i dhuroi Kosovës 1000 teste për Covid-19, si shenjë solidariteti.

“Serbia ia ka dhuruar Kosovës 1000 teste për koronavirus të premten në shenjë solidariteti, përkundër fërkimeve tregtare, historisë së dhunshme të kohëve të fundit dhe dështimit të Kosovës për të siguruar njohje nga Serbia si një vend i pavarur. Një zyrtar serb ka thënë se Beogradi dhuroi testet pa asnjë kusht politik, por me ‘dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij problemi”, thuhet në shkrimin e Reuters.

Po ashtu në këtë tekst, thuhet se ‘Serbia humbi kontrollin e Kosovës pas bombardimeve të NATO-s në 1999 për të dëbuar forcat serbe pas një kryengritjeje në të cilën u vranë më shumë se 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë të Kosovës’.

Ndërsa, gazeta prestigjioze amerikane New York Times, ka shkruar se bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi Kosova ka vendosur taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të prodhuara në Serbi./Gazeta Sinjali/