image Mediat evropiane: Pekini po e kthen Serbinë në Kalin e saj të Trojës për infiltrim në Evropë

Politikë

Mediat evropiane: Pekini po e kthen Serbinë në Kalin e saj të Trojës për infiltrim në Evropë

news image

Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Beograd për të ruajtur “Rrugën e Re të Mëndafshit” sepse Serbia është një nga mbështetësit kryesorë të ndikimit të Kinës në Evropë – mediat në BE vlerësojnë se qëllimi i Pekinit është të mbajë një strategji afatgjatë për përgatitjen e Kinës për një Evropë të “ardhshme post-amerikane”.

Këtë e thekson veçanërisht gazeta italiane “Corriere della Sera”, e cila raporton se Xi Jinping beson se forca e lidhjeve të aleatëve transatlantikë nuk është bash e garantuar…dhe ndoshta ka të drejtë në disa aspekte.

Të gjithë komentuesit tregojnë për problemin e pakapërcyeshëm të BE-së – një deficit i madh në tregtinë me Kinën dhe një vonesë në zhvillimin e teknologjive më të mira.

Gazeta gjermane “Zideutsche Zeitung” shkruan se komemoracioni me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj Ambasadës Kineze në Beograd do të prodhojë “imazhe goditëse” për publikun në Kinë, por edhe në të gjithë “Jugun Global” – në botën jashtë Perëndimit, për të vënë në dukje “hipokrizinë” e NATO-s të udhëhequr nga SHBA.

Madje, e përditshmja franceze e biznesit “Lezeko” mendon se Pekini po e kthen Serbinë në “Kalin e Trojës” për depërtim në Evropë dhe thekson se Kina tashmë ka investuar shumë në “rrugë të reja mëndafshi” përmes Serbisë.

Kina e sheh qartë Serbinë si një qendër për investimet dhe ndikimin e saj në kontinentin e vjetër… dhe Beogradi pret mbështetje të vlefshme financiare nga ky partneritet strategjik pesëmbëdhjetëvjeçar, si dhe që Kina të jetë “shtylla e tretë” e politikës së saj të jashtme, të shtrirë midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, shkruan kjo gazetë.

/GazetaSinjali/