Samiti i Joe Biden për Demokracinë ka qenë një prej temave më të diskutuara ditëve të fundit, kjo për shkak të listës së shteteve që nuk i kishte ftuar e ku përfshiheshin edhe Kosova e Serbia.
Dje “Zëri i Amerikës”, edicioni në gjuhën serbe ka raportuar me burime se Kosova dhe Serbia janë ftuar në Samit, megjithatë ende asgjë zyrtare s’është thënë nga Washingtoni.
Ndërkohë sot, mediumi i afërt me Vuçiqin “B92”, ka raportuar se Serbia është ftuar që të marr pjesë në Samitin e Demokracisë që organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Samiti do të mbahet me 9 dhe 10 dhjetor dhe do të mbledh bashkë më shumë se 100 vende./GazetaSinjali/