image Hedhja e gjyles, Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për U-23

Sporte të tjera

Hedhja e gjyles, Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për U-23

news image

Atleti kosovar, Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve së gjyles për U-23, që u mbajt në Leiria të Portugalisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ramadani rezultatin më të mirë e pati 18.54 metra. Ai medaljen e artë e kishte fituar edhe vitin e kaluar.

Atleti ynë është një nga shpresat më të mëdha të atletikës.

/Gazeta Sinjali/