Në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram janë hapur llogari të rreme në emër të kampioneve olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Për këtë ka reaguar Komiteti Olimpik i Kosovës të cilët kanë thënë se asnjëra nga kampionet olimpike – Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova – nuk kanë llogari në Facebook dhe Instagram.
KOK ka thënë se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale, derisa kanë paralajmëruar padi.
“KOK njëkohësisht ua bën me dije të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme, po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për media të ndryshme, se do të ngrejë padi për keqpërdorim të imazhit të xhudisteve tona”, thuhet në njoftimin e tyre.