image Meçi i madh po vjen, McGregor pranon të ndeshet kundër Anderson Silvës

Sporte Luftarake

Meçi i madh po vjen, McGregor pranon të ndeshet kundër Anderson Silvës

news image

Conor McGregor ka pranuar sfidën kundër Anderson Silvës, pasi që ky i fundit i bëri ftesë të hapur McGregorit për një luftë mes tyre.

Braziliani, Silva bëri një thirrje permes Instagramit, sipas tij për të provuar “aftësitë e tyre luftarake”, shkruan Gazeta Sinjali.

McGregor nuk hezitoi t’i përgjigjej kësaj ftese, pasi që u përgjigj shkurt, duke thënë “Unë pranoj”.

Po ashtu sipas Silvës, ky duel mes tyre do të ishte ajo që dëshirojnë tifozët të shohin, pasi që pritet sipas tij të jetë ndeshje spektakolare.

Kurse McGregor e cilësoi Silvën si një luftëtar me përvojë dhe me stil të veçantë.

https://www.instagram.com/p/CAtp1NPAVjj/

/Gazeta Sinjali/