Një veturë zyrtare është parë duke qarkulluar në ditë vikendi nëpër rrugët e Kosovës.
Automjeti ngjyrë të bardhë i tipit “Peugeot” është veneruar nga një qytetar duke lëvizur në rrugën Klinë – Gjakovë.
Vetura me targa me numër 5Z/ 106 -21 është kapur nga syri i sinjalizuesit afër fshatit Kramovikë, i cili e ka dërguar fotografinë nga vendi i ngjarjes në redaksinë e Sinjalit.
Sipas këtij qytetari banor i asaj ane, vetura është parë duke dalë në rrugë nga një pikë furnizimi me derivate të naftës.
Keqpërdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale sidomos gjatë vikendit është bërë dukuri e shpeshtuar në Kosovë.
Madje në shumë raste, përdoruesit e tyre i keqpërdorin asetet publike për t`i kaluar pushimet edhe në bregdetin shqiptar.
Sinjali në vazhdimësi do të publikoj raste të tilla ndërsa inkurajon sinjalizuesit që t`i dërgojnë fotografitë e rasteve të tilla abuzuese nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndërgjegjësimit të opinionit dhe të ndërmarrjes së masave nga dejtuesit e pushtetit qendror dhe atij lokal për parandalimin e kësaj dukurie. /Sinjali/