image Me vendim të ZRRE-së aplikimi i tarifave të reja fillon nga 9 shkurti

Kosovë

Me vendim të ZRRE-së aplikimi i tarifave të reja fillon nga 9 shkurti

news image

KESCO njofton që me vendimin e ZRrE, tarifat e reja do të fillojnë së aplikuari nga 9 shkurti.

Mënyra e implementimit te llogaritjes se konsumit është marrja e konsumit në total dhe ndarja në mesatare ditore. Me këtë metodologji të propozuar nga KESCO është pajtuar edhe ZRrE-ja.

Në mënyrë që të evitohet çdo keqkuptim, konsumi do të kalkulohet në dy pjesë, nga data e leximit të faturës deri me 9 shkurt dhe nga 9 shkurt e deri në datën e leximit. Faturimi deri me 9 shkurt do të llogaritet me tarifë të vjetër. Pastaj do të bëhet kalkulimi tjetër me tarifë të re. Pra, edhe nëse i keni shpenzuar më tepër se 800 kWh deri me 9 shkurt, ato nuk do të llogariten për të hyrë në bllok tarifë, por kalkulimi do të fillojë sërish nga zero deri në datën e leximit. Me anë të kësaj metode, pjesa më e madhe e konsumatorëve do të lirohen nga bllok tarifa, edhe pse kanë shpenzim mbi 800 kWh.

“Konsumatorët do të njoftohen lidhur me shpenzimin me tarifa të vjetra dhe të reja në faturat e fundit që do ti pranojnë gjatë ditëve në vijim”, thuhet në një njoftim për media.

Gjithashtu, bëhet e ditur se konsumi që fillon pas dërgimit të faturës së ardhshme e tutje do të fillojë të njehsohet me tarifa të reja.

/GazetaSinjali/