Sot ka vdekur 40 vjeçari, Ukshin Krasniqi, pasi që kishte rënë nga një lartësi gjashtë metrash derisa ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale në teatrin “Oda”, shkruan Gazeta Sinjali.
I njëjti fillimisht ishte dërguar në QKUK mirëpo nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra ku më pas edhe ka vdekur.
Studentja e aktrimit në UP, Blerta Gubetini, tha se ajo e kishte parë me sytë e saj teksa kishte rënë trupi i Ukshinit.
Ajo tha se Ukshin Krasniqi vdiq duke e bërë punën më të dashur të tij.
“Sot, e enjte rreth orës 14:20, në atmosferë provash e pune me ndriçim dritash, me sytë e mi e pashë duke rënë trupin, tani të pajetë, të ndriçuesit të teatrit Oda, UKSHIN KRASNIQI, i cili vdiç duke e bërë punën më të dashur të tij.
Ngushëllime familjes e njerëzve t’afërt e t’dashtun të Ukshinit!
Lutemi që shpirti yt të gjej paqe e qetësi”, shkroi Blerta në Facebook.