image Me suxhuk e petulla - Dua Lipa ndan me ndjekësit mëngjesin tradicional shqiptar

Bota e Yjeve

Me suxhuk e petulla – Dua Lipa ndan me ndjekësit mëngjesin tradicional shqiptar

news image

Këngëtarja me famë botërore dhe me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një pjesë intime të ditës, duke treguar lidhjen e saj të fortë me rrënjët shqiptare, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në InstaStory, artistja 28-vjeçare publikoi një foto të një mëngjesi tradicional shqiptar, të përbërë nga suxhuk, vezë të fërguara, speca dhe petulla të freskëta – një kombinim që për shumë shqiptarë ngjall kujtime të fëmijërisë dhe familjes.

Krahas fotos, ajo shkroi me thjeshtësi: “Mëngjes te prindërit e mi” – një mesazh që reflekton dashurinë, ngrohtësinë dhe nostalgjinë për traditën dhe familjen.

Postimi i saj u prit me entuziazëm nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan përkushtimin e Duas për të ruajtur lidhjen me prejardhjen e saj, pavarësisht suksesit në skenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, këngëtarja pritet të rikthehet këtë verë në Kosovë, ku do të performojë për herë të tretë në festivalin ndërkombëtar “Sunny Hill”, i organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/