Një qytetar është sulmuar sonte, në shëtitoren afër palestrës së sporteve në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima qe dyshohet se u sulmua është një serb.
Rasti dyshohet se ndodhi derisa viktima po kalonte kah ‘korza’ me të dashurën e tij, kur u përballë me sulm nga një qytetar.
Sipas informatave të para, viktima nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërkohë që Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për ta zbuluar motivin e ngjarjes dhe identifikuar sulmuesin.