Më shumë se 3.710.240 raste infektimi dhe 260.546 të vdekur janë regjistruan në 195 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.
Ndër këto raste, të paktën 1.153.300 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 6.021 vdekje të reja dhe 83.190 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1.867 Britania e Madhe me 649 dhe Brazili me 600.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 883 raste, përfshirë 4.633 vdekje dhe 77.911 të shëruar me raste të reja infektimi u njoftuan midis të martës dhe të mërkurës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1.214.572 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 71.982 vdekje dhe 189.791 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 30.076 vdekje për 201.101 raste, Italia me 29.684 vdekje për 214.457 raste Spanja me 25.857 vdekje për 220.325 raste dhe Franca me 25.809 të vdekur për 174.191 raste.
Europa – 1.625.953 raste (149.666 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 1.277.948 raste (76.261 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 285.887 raste (15.478 viktima).
Azia – 260.989 raste (9.776 viktima).
Lindja e Mesme – 200.853 raste (7.245 viktima).
Afrika – 50.413 raste (1.996 viktima).
Oqeania – 8.202 raste (124 viktima).