image Me shkollë të mesme drejton ministri në Qeverinë e Kosovës

Arsim/ Me shkollë të mesme drejton ministri në Qeverinë e Kosovës

news image

Në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është ministrja në detyrë Dijana Zhiviç, e cila deri më tani ka vetëm diplomën e shkollës së mesme, ndërsa të fakultetit ende jo.

Ministrja Zhiviq është absolvente e fakultetit Filozofik, katedra e Letërsisë dhe Gjuhës Serbe.

Se Dijana Zhiviç ka vetëm diplomë të shkollës së mesme tregon biografia në faqen e kësaj ministrie, të cilën ajo e drejton.

Zonja Zhiviq është apsolvente e fakultetit Filozofik, katedra e letërsisë dhe gjuhës serbe. Është anëtare e Partisë së Pavarur Liberale nga viti 2013. Nga viti 2015 është në pozitën e zëvendëskryetares së forumit të gruas dhe aktivisht është angazhuar për çështjen e të drejtave të grave si dhe barazisë gjinore. Ka marrë pjesë në shumë forume ku e ka mbrojtur interesin e gruas”, thuhet në biografinë e saj në faqen e Ministrisë së Bujqësisë”, thuhet në biografinë e ministres, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç duket kryeministri, në detyrë Ramush Haradinaj, nuk e kishte problem shkollimin e Zhiviçit për ta emëruar në postin e ministres.

Qeveria Haradinaj njihet për numër të madh të ministrave, si dhe të zëvendësministrave. /Gazeta Sinjali/