image “Më qeshet kur thumbohemi ne, ndërsa Arsenali është më keq se Manchester United”

Futboll

Sport/ “Më qeshet kur thumbohemi ne, ndërsa Arsenali është më keq se Manchester United”

news image

Mbrojtësi i majtë i Manchester United Luke Shaw është ankuar për kritikat e shumta që po vijnë në drejtim të skuadrës së tij, duke shtuar se ka rivalë që janë akoma më keq.

Aktualisht Uited ndodhet gjashtë pikë vendit të katërt që do t’i jepte kualifikimin në Champions League.

“E admiroj Solskjaer sepse është kritikuar më shumë se sa duhet, madje ka marrë fajin e tij edhe kur nuk duhet ta kishte bërë Trajneri nuk mund të vazhdojë të na mbrojë. Ne jemi ata që duhet të marrim përgjegjësitë tona dhe të luajmë në fushë. Ky është Manchester United. Më vjen të qesh kur shoh kaq shumë sulme ndaj nesh, por Arsenali është më keq se ne këtë sezon dhe askush s’i përmend.”, ka deklaruar ai.