image Më pak se 13 mijë vaksinime në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

Më pak se 13 mijë vaksinime në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12 mijë e 618 doza të vaksinës anti-COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 747 mijë e 898 doza të vaksinës, përderisa 250 mijë e 626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kujtojmë se përgjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 vdekje nga COVID-19 dhe 2 mijë e 541 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus. /GazetaSinjali/

May be an image of text