Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12 mijë e 618 doza të vaksinës anti-COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 747 mijë e 898 doza të vaksinës, përderisa 250 mijë e 626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kujtojmë se përgjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 vdekje nga COVID-19 dhe 2 mijë e 541 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus. /GazetaSinjali/