image Më pak martesa, më shumë ndarje – publikohen të dhënat për muajin maj në Kosovë

Kosovë

Më pak martesa, më shumë ndarje – publikohen të dhënat për muajin maj në Kosovë

news image

Numri i kurorëzimeve në Kosovë ka shënuar rënie gjatë muajit maj 2026, ndërsa rastet e shkurorëzimeve kanë shënuar rritje krahasuar me muajin paraprak.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit maj janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 37 kurorëzime, përfshirë martesat e regjistruara brenda dhe jashtë Kosovës.

Krahasuar me muajin prill të vitit 2026, numri i kurorëzimeve ka rënë për rreth 7.9 për qind.

Në të njëjtën periudhë, në Kosovë janë regjistruar 117 raste të shkurorëzimeve, duke shënuar rritje prej 5.4 për qind krahasuar me muajin prill.

Të dhënat e publikuara pasqyrojnë ndryshimet mujore në zhvillimet demografike dhe sociale, duke përfshirë martesat dhe ndarjet e regjistruara gjatë kësaj periudhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/