image Me pak fjalë e plot gabime, ministrja e Arsimit ia uron ditëlindjen Dejona Mihalit

Arsim

Me pak fjalë e plot gabime, ministrja e Arsimit ia uron ditëlindjen Dejona Mihalit

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë disa gabime elementare drejtshkrimore në postimin e saj të fundit, në llogarinë e saj në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Në urimin e saj për Dejona Mihalin, koordinatoren e partisë, e cila sot festoi ditëlindjen, ministrja Nagavci ka shkruar gabimisht disa fjalë.

Nagavci ia ka huqur, duke shkruar “paq” në vend të “paç” dhe “jeshë” në vend të “jesh”.

E në postimin e Nagavcit, nuk kanë munguar as gabimet teknike.

“E gëzofsh jetën, e dashur Dejona! Paq secilën ditë më të bukur se tjetrën!Festofshim edhe shumë vite, kremte e suksese, bashkë! Vazhdo të jeshë plot energji, besim e motiv për sukset e fitoret e reja”, shkruhet në postimin e Nagavcit.

/GazetaSinjali/