image Me ndihmën e Kosovës, përfaqësuesit e Luginës nga nesër qëndrojnë në Uashington

Politikë

Me ndihmën e Kosovës, përfaqësuesit e Luginës nga nesër qëndrojnë në Uashington

news image

Një delegacion i përfaqësuesve politik shqiptarë nga Lugina e Preshevës do të qëndrojnë prej nesër për vizitë zyrtare në Uashington, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi duke treguar edhe përbërjen e delegacionit.

“Delegacioni, pjesë e të cilit do të jem bashkë me Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre”.

“Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

Ai thotë se qeveritë e Beogradit nuk i kanë realizuar obligimet e marra nga ndërkombëtarët për trajtimin e pakicave, veqanarisht shqiptarëve.

Kamberi ka kërkuar edhe unitet branda subjekteve politike shqiptare në Luginë, derisa ka kërkuar edhe ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Në vend të zgjidhjes së problemeve e realizimit të kërkesave tona legjitime, faktorë të ndryshëm vendorë, me vite me radhë, mundohen të bllokojnë çdo koordinim tonin të përbashkët, çdo inicitiavë të shndoshë e çdo tentativë për t’i siguruar jetë më të mirë të qytetarëve tonë”.

Ai ka falenderuar Kosovën për financimin e kësaj vizite.

Postimi i plotë i Kamberit:

Në Senat të SHBA-ve 🇺🇸🇺🇲, Brifingu për Luginën mundësi historike

Të dashur qytetarë,

Tanimë jeni të njoftuar se një delegacion nga Lugina e Preshevës duke filluar nga nesër do të qëndrojë në Washington.

Delegacioni, pjesë e të cilit do të jem bashkë me Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.

Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës.

E përpjekja është obligim i yni. Në vend dhe jashtë vendit. Prandaj nuk duhet të lodhemi e aq më pak të heqim dorë.

Qytetarë të nderuar,

Jeni dëshmitarë që shqiptarët e Luginës së Preshevës, për 22 vite me radhë, e pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së, kanë 3 Marrëveshje të nënshkruara me qeveritë në Beograd me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

Sot, 22 më vonë, ne ende flasim për nevojat tona të përditshme e për obligimet e marra që qeveritë e Beogradit nuk i kanë realizuar.

Në vend të zgjidhjes së problemeve e realizimit të kërkesave tona legjitime, faktorë të ndryshëm vendorë, me vite me radhë, mundohen të bllokojnë çdo koordinim tonin të përbashkët, çdo inicitiavë të shndoshë e çdo tentativë për t’i siguruar jetë më të mirë të qytetarëve tonë.

Prandaj, sot më shumë se kurr kemi nevojë për koordinim të mbrendshëm e bashkëpunim të afërt me Prishtinën e Tiranën. Harmonizim të politikave tona me miqt tanë ndërkombëtar e senzibilizim të çështjes së shqiptarëve të Luginës.

Për këtë do të jemi në Washington e me këtë nuk do të përfundojmë angazhimin tonë.

Faza e re në të cilën po hyn çështja e pakicave në Ballkan është mundësi e mirë për trajtimin simetrik të pozitave të tyre gjithëandej.

Evropa e Bashkimi evropian duhet të mbetet orientimi i vetëm i Ballkanit Perëndimor.

E atje, në BE, nuk do mund të shkojë as edhe një shtet, e as Serbia, pa filluar të mirret seriozisht me avancimin e pozitës së pakicave dhe sigurimin e të drejtave të barabarta.

Barazia dhe të drejtat tona kolektive do të jenë temë e jona edhe në Washington e kërkesë e jona edhe ndaj Brukselit e kryeqendrave tjera evropiane.

Duke uruar që gjithçka të ecë mirë, ju njoftoj që me kthimin tonë nga Washingtoni, nëpërmjet një konference për media, do të ju njoftojë për ecurinë e angazhimit tonë politik.

Në fund, faleminderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila po mundëson vizitën tonë, të tretën me radhë, brenda një viti në SHBA-a dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për përkushtimin e parezervë për kauzën tonë të drejtë tash e dy dekada.

Na priftë e mbara!

/GazetaSinjali/