image Me ndezjen e flakadanëve, përfundon shënimi i “Epopesë së UÇK-së”

Kosovë

Me ndezjen e flakadanëve, përfundon shënimi i “Epopesë së UÇK-së”

news image

Me manifestimin tradicional “Nata e Zjarreve”, është përmbyllur shënimi i  “Epopesë së UÇK-së”, i cili mbahet për nder të 23-vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë.

Gazeta Sinjali raportoi më herët për këtë ngjarje.

Pranë të rënëve të luftës së zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, për tre ditë qytetarë të shumtë vendosën lule dhe nderuan dëshmorët e kombit, ndërsa tani pas ndezjes së flakadanit pranë shtëpisë së familjes Jashari, tek bunkeri ku qëndruan për kohë të gjatë komandantët Adem Jashari e Hamzë Jashari dhe nga shtëpia e Nënës Salë, flakadanët u ndezën në Kompleksin Memorial në Prekaz, njofton EO.

Në shënim të Epopesë së UÇK-së janë mbajtur aktivitete të ndryshme në të gjitha komunat e Kosovës.

Ndezja e flakadanëve simbolizon shpërndarjen e flakëve të luftës nga Prekazi në gjithë Kosovën. Pas ceremonisë tradicionale të ndezjes së flakadanëve do të mbahet koncert në stadiumin e futbollit në Skenderaj, mirëpo për shkak të pandemisë koncerti do të mbahet pa publik.

/Gazeta Sinjali/