Në rrjetet sociale është paralajmëruar një protestë sonte nga ora 21:00 në përkrahje të UÇK-së.
Kjo protestë është thirrur që të zhvillohet nëpër ballkone dhe dritare të shtëpive.
Në këtë thirrje për protestë thuhet se të gjithë ata që e ndjenjë vetën mirënjohës ndaj gjakut të dëshmorëve të lëshojnë këngën “Marshi i UÇK’së”, nëpër dritare dhe ballkone.
Kjo protestë do të mbahet si reagim ndaj deklaratës së Shkelzen Gashit, ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Gashi kishte deklaruar në një emision televiziv se ish-ushtarët e UÇK-së në luftën e fundit kanë kryer krime ndaj civilëve serb të pafajshëm.
“Shqiptarët për fat të keq kanë kryer krime ndaj serbëve e malazezëve, janë kry krime të tmerrshme ndaj malazezëve sidomos në Metohi ose Dukagjin”, kishte deklaruar Shkëlzen Gashi./GazetaSinjali/