image "Çka po ndodh o burra, me lëmoshë nuk menaxhohet shteti..", Tahiri i AAK-së kritikon Kurtin e Vitinë

Politikë

“Çka po ndodh o burra, me lëmoshë nuk menaxhohet shteti..”, Tahiri i AAK-së kritikon Kurtin e Vitinë

news image

Aleanca e Ardhmërisë për Kosovën po kërkon që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me vaksinimin në masë për COVID-19.

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata nuk po menaxhohet si duhet nga qeveria.

Prandaj ai ka thënë se të hënën duhet të diskutohet lidhur me këtë temë e jo për programin e qeverisë.

“Grupi parlamentar i AAK-së kërkon organizimin e një seance të jashtëzakonshme ku do diskutojmë vetëm një temë, vaksinimin në masë dhe parandalimin e keqmenaxhimit të pandemisë. Për ne seanca e të hënës nuk duhet ta diskutoj programin e qeverisë, situata na imponon debatin për vaksinimin në masë e jo për një pamflet partiak që nuk ka asnjë veprim e datë të sanksionuar për këtë temë”, ka thënë ai në konferencë për media.

Tahiri madje ka thënë se e kanë një pyetje për kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitisë.

“Pyetja jonë për kryeministrin Kurti, ministrin Vitia është çka po ndodhë o burra me blerjen e vaksinave. Buxhetin e keni në qeveri për blerjen e vaksinave, nuk keni opozitë, jemi bashkë. Po kërkojmë veprim. Duke qenë kështu kërkojmë nga kryeministri Kurti, e ministri Vitia të veproni. Nuk menaxhohet shteti me lëmoshë, vaksinohet me veprime konkrete. Merrni vendime, parandaloni humbjen e jetëve. Kemi mbetur vendi i fundit me numrin më të vogël të vaksinuarve”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/