image Me këtë truk, askush nuk do ta kuptojë se keni vendosur fondatinë

Bukuri dhe kujdes

Me këtë truk, askush nuk do ta kuptojë se keni vendosur fondatinë

news image

Nëse do të kishim një shkop magjik dhe mund ta bënim lëkurën tonë të dukej çdo mëngjes sikur të kishim disa orë gjumë, do ta bënim. Fatkeqësisht, kjo nuk është e mundur dhe “armët” tona për t’u dukur më “të gjalla” dhe të shëndetshme janë kujdesi për lëkurën dhe grimi. Sa i përket kësaj të fundit, asnjë vajzë nuk dëshiron të duket tepër e lyer.

Për të arritur ekuilibrin perfekt dhe që askush të mos e vërejë se keni vënë fondatinë, ju sugjerojmë të provoni këshillën e grimit që kemi mësuar nga grimerja franceze, Violette.

Ajo aplikon bazën dhe korrektorin vetëm në zonat që kanë nevojë për mbulim (kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të merrni nuanca që përputhen në mënyrë perfekte me tonin e lëkurës tuaj) dhe gjithmonë e lë hundën jashtë. Ky truk do të japë iluzionin se nuk jeni fare grimuar.

Kjo ndodh sepse hunda është në qendër të fytyrës dhe aty “bie” syri i atyre që ju shikojnë. Kështu do të duket sikur nuk jeni lyer, ndërkohë që në të njëjtën kohë do të keni mbuluar çdo defekt në pjesën tjetër të fytyrës, si puçrra, njolla apo skuqje.

/GazetaSinjali/