image "Me karrige të sanës, në pandemi, me rreth 100 mysafirë"/ Shpend Ahmeti reagon për Darkën e Lamës - Sinjali

“Me karrige të sanës, në pandemi, me rreth 100 mysafirë”/ Shpend Ahmeti reagon për Darkën e Lamës

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar Darkën e Lamës që u organizua dje nga presidentja Vjosa Osmani dhe ka kritikuar për mosrespektim të masave antiCOVID.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se përkundër masave të pandemisë, Darka e Lamës u organizua me rreth 100 mysafirë.

“Me karriga të sanës (kashtes) e sofra, në Emerald, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë, në kohen e ngritjes së çmimeve, pak soladirizim me qytetarët me bukë e kripë e… P.S. Lama – vend i rrafshët në fshatrat malor – Emeraldi. Darka e Lamës – falenderim për të mirat bujqësore gjatë vitit dhe solidarizim dhe reciprocitet i fshatarëve për njani tjetrin, sikurse ishte edhe pamja mbrëmë”, ka shkruar Ahmeti.

Për mosrespektimin e masave antiCOVID në Darkën e Lamës, ka reaguar edhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin