image "Më ka goditur...", Nita rrëfen takimin me babanë në burg që i shkaktoi trauma deri në belbëzim

Bota e Yjeve

“Më ka goditur…”, Nita rrëfen takimin me babanë në burg që i shkaktoi trauma deri në belbëzim

news image

Banorja e Big Brother VIP Albania 2, Nita Latifi e ftuar në “S’e luan Topi”, mes emocionesh, ka kujtuar momentin e rëndë për të kur takoi babin në burg, i cili ishte i burgosur politik.

Këngëtarja tha se kjo përvojë traumatike ka shënjuar në jetën e saj, duke e lënë atë me një pasojë, belbëzimin. Këngëtarja tregoi se ka belbëzuar nga mosha 8 deri më 16 vjeç dhe për të mos rënë në sy, u kthye në një fëmijë të ndrojtur, të tërhequr.

Sipas Nitës, kjo ka qenë edhe një nga arsyet pse ajo, pavarësisht se kishte talent, nuk shkoi për të studiuar në shkollë të muzikës.

E pyetur edhe njëherë për historinë traumatike që i ndodhi në moshën 7-vjeçare, momenti kur shkoi për ta takuar babain e saj në burg, ajo tha se ka qenë një traumë e cila rezultoi me magji në fund.

“Unë kësaj i them një histori e jetës time që ka rezultuar me një magji në fund. Po them magji sepse fillimisht ishte një traumë. Ishte viti 2001 kur babi ishte në burg dhe kemi shkuar ta takojmë pas njëfarë kohe, për shkak se ishte në luftë. Takimi im i parë pas 3 muajsh ka qenë kështu një traumë për mua. Si fëmijë i vogël që kam qenë më ka bërë përshtypje pse nuk i kishte lidhëset e këpucëve. Ajo më ka godit fort dhe më pas fillova të belbëzojë. Kam pasur probleme me të folurën, belbëzoja, që nga mosha 8 deri në 16 vjeç. Ka qenë një periudhë jo dhe shumë e lehtë për mua, sepse fillova të bëhesha shumë e ndrojtur. Ai fëmija që nuk flet shumë, që tenton t’i iki vëmendjes në situata të ndryshme, si në shkollë, aktivitete”

Gjithashtu, Nita tregoi se a ndjehej e bullizuar apo e tallur nga shoqëria.

“Me të thënë të drejtën, në kohën time, kur kam qenë në shkollë fillore nuk kam pasur ndonjë bullizim apo vuajtje prej shokëve dhe shoqeve të klasës. Përkundrazi, ka qenë një mbështetje, përkrahje. Madje, më kujtohet edhe mësuesja ime e ndjerë, ka punuar shumë për mua për ta kapërcyer këtë situatë”, shtoi këngëtarja.


/GazetaSinjali/