image "Më i mirë se Buci", Ledi publikon videon me bashkëshortin - fansat e krahasojnë me Bucin

Bota e Yjeve

“Më i mirë se Buci”, Ledi publikon videon me bashkëshortin – fansat e krahasojnë me Bucin

news image

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Ledi Vokshi gjatë qëndrimit në këtë format u përfol shumë për ish-lidhjen e saj me konkurrentin e këtij formati, Ylli Dervishi, i njohur si Buci.

Ndonëse nuk u sqarua mirë raporti që dyshja kishte me njëri-tjetrin, fansat që kishin përcjellë dyshen vite më parë në po të njëjtin format, thanë se Ledi e Buci shijuan një lidhje romantike.

Ky ish-raport nuk ndikoi aspak për ta tundur njëri-tjetrin gjatë ditëve sa ishin së bashku në BBVK2.

Madje, së fundmi Ledi ka postuar disa video me bashkëshortin e saj, ku shihet mjaft e lumtur teksa merr komente nga fansat se i njëjti është “më i mirë se Buci”.

/GazetaSinjali/