Pas shtatë herë dështimesh, të enjten është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Kjo, pasi ky konstituim i këtij Komisioni, ka dështuar shtatë herë radhazi, për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje.
Konstituimi erdhi pas përplasjeve të ashpëra që ka pasur deputeti i pushtetit me ata të opozitës.
Për herën e parë është shfaqur aty deputeti i VV-së, Halil Thaçi. Ai është përplasur me deputetene LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
“Ti Doarsë nuk je me dhanë moral politik këtu. Dihet çka ke bo me vullnetin e qytetarëve. Dëgjimi është virtyt nuk e ke, mos ndërhyj”, tha ai.
“Ti fole, a po ndalesh tash. Nuk mundesh me ndërhy. Rrugës ndryshoi qëndrimi dhe dolën te marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kica-Xhelili.
U përfshi edhe deputetja e tjetër e LDK-së, Valentina Bunjaku.
“Pse po më bon nervoz, këqyre punën tanë. Pse po hyn në personale”, tha deputetja e LDK-së.
Reagoi edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.
“Nuk qëndron. Lëshoje deklaratën. Nuk është vullnet, por është koncesus që është arritur që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, e VV-ja të vijë në Komision”, tha deputeti Qalaj.