image Me duartrokitje ritmike, aktivistët e LVV-së shpalosin një pankartë të gjatë

Siguri

Me duartrokitje ritmike, aktivistët e LVV-së shpalosin një pankartë të gjatë

news image

Ka filluar test-protesta e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Me parullën “Duam zgjedhje”, shumë qytetarë po protestojnë duke thirrur emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Gjatë këtij organizimi, disa nga pjesëmarrësit kanë shkelur rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik për ruajten e distancës me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë forca të shtuara të Policisë janë parë në disa pjesë të kryeqytetit. Shumë policë po qëndrojnë në sheshet kryesore të Prishtinës, e disa të tjerë janë parë edhe përreth objektit të Gjykatës Kushtetuese. Është rrethuar edhe një pjesë e Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/