image Me drogë në veturë në mes të Vushtrrisë – Policia arreston një person dhe sekuestron substancën narkotike

Siguri

Me drogë në veturë në mes të Vushtrrisë – Policia arreston një person dhe sekuestron substancën narkotike

news image

Një kontroll i zakonshëm i Policisë në Vushtrri ka rezultuar me zbulimin e një sasie narkotike në veturën e një qytetari, i cili tashmë po përballet me drejtësinë. Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Ismail Qemali” dhe po trajtohet si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Burimet brenda hetuesisë bëjnë me dije se më 05.06.2025, rreth orës 21:20, njësia e reagimit të shpejtë ka ndaluar një veturë me targa vendore, me një vozitës dhe një pasagjere, gjatë një pike kontrolli të vendosur në atë zonë.

Gjatë kontrollit të automjetit, në derën e vozitësit është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike, e cila më pas është konfirmuar se i përkiste vozitësit – B.M, 29 vjeçar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të stacionit policor dhe njësia e hetimeve, të cilat kanë sekuestruar substancën, që pas matjes ka rezultuar të jetë në sasinë rreth 5 gram. Lënda e dyshuar është dërguar për ekspertizë, ndërsa është njoftuar edhe njësia antidrogës rajonale.

Në koordinim me Prokurorin kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal, ndërsa ai është liruar në procedurë të rregullt, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Sinjali do të sjellë informacione të tjera rreth këtij rasti në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/