image Me birra e mish, Limaj e shtron ndejën me miq, e "harron" koronavirusin

Sociale

Me birra e mish, Limaj e shtron ndejën me miq, e “harron” koronavirusin

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duket se ka harruar se Kosova dhe e gjithë bota në përgjithësi është duke u përballur me pandeminë COVID-19.

Përkundër rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për mbajtjen e maskave dhe distancën fizike, si dhe shmangien e tubimeve, Limaj është mbledhur me miq të tij në një ndejë.

Në disa fotografi të postuara në Facebook, shihet lideri i Nismës nën shoqërinë e 13 personave të tjerë, asnjëri me maskë dhe të “ngjitur” me njëri tjetrin, teksa tavolina shihet e mbushur me mish e birra.

Kjo nuk është hera e parë që politikanët në Kosovë shkelin rekomandimet e IKSHPK-së, derisa koronavirusi ka prekur disa prej tyre./Gazeta Sinjali/